Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka folur edhe njëherë për të ardhmen trajnerit Andrea Pirlo, pozita e të cilit në krye të klubit është mjaftë në rrezik për shkak të rezultateve negative gjatë këtij sezonit.

“Zonja e Vjetër” ka hequr dorë shumë herët nga lufta për titull dhe tani pas barazimit me Fiorentinën është duke e rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Madje, duke se kualifikimi ose jo në Ligën e Kampionëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e ish-mesfushorit bardhezi.

“Po, ne madje nuk po e shqyrtojmë mundësinë e mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Ne jemi përqendruar vetëm në atë që po bëjmë për të arritur objektivat tona. ”, tha fillimisht Paratici.

Në pyetjen se nëse Juve është inkuadrohet në Ligën e Kampionëve, Pirlo me siguri do të mbetet si trajner? Paratici tha:

“Po sigurisht.”