Përfundoi ëndrra për medalje në Kampionatin Evropian për xhudisten kosovare, Laura Fazliun.

Fazliuka pësoi humbje në çerekfinale kundër ruses Daria Davydova.

Xhudistja kosovare e filloi në mënyrë të mirë këtë kompeticion, ku në raundin e parë e mposhti gjermanen Dena Pohl dhe në raundin e dytë triumfoi kundër holandezes Juul Franssen, kurse në çerekfinale humbi nga xhudistja ruse Daria Davydova.

Fazliu tani do të përballet në repesazh kundër xhudistes italiane, Maria Centracchio.