Kombëtarja e Belgjikës ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë

Kombëtarja e Belgjikës ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë

Mesfushori shtatlartë, Marouane Fellaini i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren e tij.

Kombëtarja e Belgjikës ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Marouane Fellaini, i cili ka njoftuar tërheqjen nga ekipi kombëtar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ka ardhur koha t’i hap rrugën brezit të ri”, shkruan Fellaini, i cili debutoi me Belgjikën 12 vite më parë dhe ka siguruar 87 paraqitje me kombëtaren e “Djajve të Kuq”.

Në 12 vite Fellaini ka qenë dëshmitar dhe protagonist i një ndryshimi rrënjësor të futbollit belg.

Në vitin 2007 Belgjika ishte ndër ato kombëtare që ndodhej shpesh në vazon e katërt në shortet e kualifikueseve të Evropianit ose Botërorit, ndërsa sot mban vendin e parë në botë në renditjen e FIFA-s.