Premier Liga angleze e njohur ndryshe edhe si liga më atraktive në botë është afër që të thyej rekord për më së shumti gola të shënuar për një periudhë të shkurtër.

Gjatë 46 ndeshjeve të luajtura, janë shënuar gjithsej 171 gola me një mesatare prej 3.72 golash për lojë. Nëse do vazhdojë kjo seri e mrekullueshme me gola, të gjitha ekipet në Angli në top ligë në fund të edicionit mund të arrijnë në shifrën e 1,414 golave.

Edicioni 2020/21 për momentin ka mesataren më të lartë të golave të shënuar në histori të Premier Ligës dhe nëse ekipet vazhdojnë kështu, do ta kalojnë shifrën e golave të edicionit 2018/19 ku u shënuan gjithsej 1,072 gola me një mesatare prej 2.82 gola për ndeshje.

Edhe edicionet e kaluara ishin të ngjashme me atë të vitit 2018/19, ku 2.81 gola për ndeshje u shënuan në edicionin 2011/12 dhe me një koeficient të njëjtë prej 2.80 gola të shënuar në edicionet 2010/11, 2012/13 dhe 2016-17.

Disa prej ndeshjeve të luajtura deri më tani, në 12 prej tyre janë shënuar gjashtë gola ose më shumë, duke përfshirë këtu ndeshjen mes Aston Villas dhe Liverpoolit ku ishte rezultat i tmerrshëm për kampionët në fuqi duke humbur 7:2, dhe përballjen mes Manchester United dhe Tottenham ku triumfuan këta të fundit në “Old Trafford” me rezultat të thellë 1:6.

Vikendi që lamë pas u përcjell me dy super ndeshje me mori golash, ku ekipi i Chelseas barazoi me Southamptonin me rezultat 3:3 dhe ndeshja tjetër mes Tottenham-it dhe West Ham United-it që po ashtu u mbyll me rezultat të barabartë 3:3.