Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Festivali Sunny Hill nis sot

2 min read

Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor në ​festivalin “Sunny Hill” që mbahet në Parkun e Gërmisë.

Festivali  do t’i hap dyert në orën 12:00.

Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës ka thënë se është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.

Sipas Komunës së Prishtinës niveli i lartë i sigurisë është i nevojshëm për shkak të organizimit që llogaritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve të ndryshëm, për këtë arsye Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka nxjerrë vendimin:

I. Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.

II. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë).

Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi.

Duke filluar nga Dua Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, deri tek Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet e Zuna dhe më shumë, do të kujdesen që këto netë verore të jenë të paharruara.

Këtë vit, festivali “Sunny Hill” do mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./21Media