Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një ceremoni të veçantë ka ndarë sot çmimet për sportistët më të mirë të vitit “Laureatët e vitit 2020”.

Këto janë të gjitha çmimet e ndara nga FFK:

Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh Ardian Nuhiu (trajner i FC Dritës)

Mërgim Vojvoda, futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2020

Mervan Bejtullahu, gjyqtari më i mirë.

Jeton Rukovci është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2020 në Kosovë në futsall.

FC Prishtina klubi më i mirë në futsall për vitin 2020

Blerta Shala, futbollistja më e mirë për vitin 2020

Mitrovica klubi më i mirë për vitin 2020 në kategorinë e femrave

Mirlind Daku shpallet golashënuesi i vitit 2020

Feronikeli, klubi më fer gjatë vitit 2020

Armend Thaçi i FC Ballkanit lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2020

FC Drita, klubi më i mirë për vitin 2020