FFK njofton nëse Shefki Kuqi do bëhet trajner i Kosovës
24 Nëntor 2020
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka mohuar zërat e fundit se Shefki Kuqi do të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll U-21.
Aty thuhet se një vendim rreth kësaj çështje do të merret vetëm pasi të bëhet një analizë e përgjithshme.
“Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë dhe për të diskutuSar rreth ndryshimeve eventuale. Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë”, thuhet ndër tjera në reagimin e FFK-së.
Në këtë reagim nuk është mohuar se Kuqi ka shprehur interesim, por se ende nuk ka një vendim zyrtare.
“Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret”, thuhet në reagimin e FFK-së./21Media