Ka filluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Maltës që po zhvillohet në stadiumin “Wörthersee”, në Klagenfurt të Austrisë.

Trajneri Bernard Challandes së bashku me lojtarët e tij do të synojnë që sot të regjistrojnë fitoren e dytë në miqësore, dhe të tretën në përgjithësi kundër Maltës.

“Dardanët” në këtë ndeshje do të hyjnë nga fitorja e thellë 4:1 kundër San Marinos, ndërsa Malta rikthehet nga humbja 3:0 kundër Irlandës së Veriut.

Më poshtë mund të gjeni formacionet zyrtare të dy kombëtareve:

Kosova (4-3-3): Bekaj; Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda; Kryeziu, Idrizi, Shala; Zeneli, Rashica, Kastrati

Malta (3-4-2-1): Bonello; Shaë, Agius, Camenzuli; Mbong, Muscat, Teuma, Corbolan; Dimech, Montebello; Satariano.