Në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, ka filluar manifestimi solemn i Krishtlindjes.

Para fillimit të ceremonisë zyrtare, po zhvillohet një program me këngë e recitime nga fëmijët dhe kori i famullisë së Prishtinës.

Përveç Ipeshkvisë së Kosovës në këtë meshë po merr pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, besimtarë, si dhe personalitete të tjera që punojnë dhe veprojnë në Kosovë.