​Finalja e madhe mes Kosovës dhe Luksemburgut

 
Pas tri fitoreve radhazi, Kosovën e pret ndeshja më e rëndësishme për FIBA European Challenger për U18 te meshkujt, që po zhvillohet në Tiranë.
Dardanët e rinj do të përballen sonte me Luksemburgun nga ora 20:45 në kryeqytetin shqiptar.
Federata e Basketbollit, ka njoftuar basketbollistët e Kosovës në grup shënuan fitore ndaj Shqipërisë 85:62, e më pas ndaj Moldavisë 108:45. Në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Andorrës 80:71 për tu kualifikuar në finale.
“Në anën tjetër Luksemburgu në grup shënoi fitore ndaj Maltës 97:45, ndaj Gjibraltarit 69:43 dhe Andorrës 71:68, kurse në gjysmëfinale në një ndeshje dramatike triumfoi ndaj Shqipërisë 64:63. Arritja në finale ka qenë synimi fillestar i Dardanëve, që tani duan të triumfojnë në finale. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Kosova ka shfaqur një lojë kolektive në këto tri ndeshje dhe grupi është i bashkuar para kësaj finale të madhe. Shqipëria dhe Andorra do të luajnë për vendin e tretë”, thuhet në njoftim./21Media
 

Back to top button