Shenjë solidariteti për viktimat dhe të prekurit me COVID-19

Shenjë solidariteti për viktimat dhe të prekurit me COVID-19

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës, në shenjë solidariteti me viktimat dhe të prekurit nga  virusi COVDI-19.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

SHBA, është duke prirë në botë me numrin më të madh të viktimave.