Hadërgjonaj dje zyrtarizoi transferin e tij

Hadërgjonaj dje zyrtarizoi transferin e tij

Futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj dje ka zyrtarizuar transferimin e tij në klubin turk, Kasimpasa. Skuader e cila luanë në garat e Superligës së Turqisë.

Pas këtij transferi Hadërgjonaj i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe, teksa ka treguar se ai tek Kasimpasa është si huazim gjashtë mujor nga Huddersfield.

Përshëndetje miq. Dua të ju njoftoj se nga sot jam transferuar tek ekipi kryeqytetas turk Kasimpasa që bën gara në Superligën e Turqisë. Tek Kasimpasa jam si huazim gjashtë mujor nga Huddersfield. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta dhe përkrahjen e madhe që ma keni dhënë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Drejtuesit e klubit Kasimpasa e shohin Hadërgjonajn si shtesë të rëndësishme në skuadër për ta arritur mbijetesën në ligën elitare të futbollit në Turqi./21Media