Ylli i Kosovës, mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadergjonaj është transferuar tek klubi turk Kasımpasa S.K.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë që e lidh atë me Kasımpasan për tri vitet e ardhshme.

Hadergjonaj ishte pjesë e klubit anglez Huddersfield Town, ku sezonin e kaluar kosovari e kaloi ne Ligën e Turqisë tek po i njëjti klub ku u transferua sot, Kasımpasa S.K.

Mbrojtësi anësor ka zhvilluar 13 ndeshje sezonin e shkuar me Kasimpasan, ku e ndihmoi që të qëndrojë në elitë.