Disa orë na ndajnë nga dueli më i rëndësishëm që Kosova e ka kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për finalen e Grupit D.

Futbollistët thuhet se kanë përfunduar përgatitjet finale për ndeshje edhe pse vendasit nuk ishin të përgatitur në stadium ku reflektorët kanë munguar për më shumë se gjysmën e seancës stërvitore.

Bernard Challandes do ketë një detyrë të vështirë, pasi që ekipi i “Dardanëve”, ka mungesa të shumta, por gjithsesi pritet që formacioni të mos ndryshoj shumë nga ndeshjet e kaluara.

Në anën tjetër, Igor Angelovski sipas “Sportmedias” pritet ta zgjedhë formacionin e ngjashëm me atë të Kosovës, ku pritet të startoj me Musliun, Bardhin dhe Ademin me skemën e njëjtë 4-2-3-1.

Sipas mediave, dhe formacioneve të ndeshjeve të kaluara, duke marrë parasysh dhe lëndimet këto pritet të jenë formacionet e mundshme për sot;

Kosova:

(4-2-3-1) Muric; Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Benjamin Kololli, Mërgim Vojvoda; Herolind Shala, Valon Berisha; Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Arbër Zeneli; Atdhe Nuhiu

Maqedonia e Veriut

(4-2-3-1) Dimitrievski; Velkovski, Musliu, Ristovski, Ristevski; Ademi, Spirovski; Alioski, Bardhi, Trichkovski; Pandev.