Dy skuadrat më të suksesshme në Angli do të zhvillojnë sot ndeshje në stadiumin “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” presin në shtëpi kampionët aktualë të Premier Ligës Liverpoolin, ndeshje kjo e xhiros 34, e vlefshme për “Të Kuqtë” që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Pas 33 ndeshjeve, Manchester United gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 67 pikë, 13 më pak se vendi i parë Manchester City, kurse Liverpooli zë vendin e gjashtë me 54 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt, Chelsea.

Të dy trajnerët do të jenë me mungesa të lojtarëve sot, ku për Solskjaer nuk do të paraqiten Martial dhe Jones, ndërsa Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gomez, Henderson, Kelleher, Matip, Origi, dhe Van Dijk.

Formacionet zyrtare:

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Pogba; Rashford

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Kabak, Phillips, Alexander-Arnold; Milner, Fabinho, Alcantara; Mane, Firmino, Salah

17:30 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford).