Mjetet fianciare shtesë të adrsohen për nevoja të tjera

Mjetet fianciare shtesë të adrsohen për nevoja të tjera

Komandanti i FSK-së , Rrahman Rama sot deklaroi gatishmërinë e FSK-së dhe ofroi mbështetjen e plotë për Institucionet Qendrore në menaxhimin e COVID 19.

“Në këto ditë të vështira për vendin tonë, FSK vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19. Pjesëtarët e FSK-së janë duke kryer detyrat me vetëmohim dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë kësaj periudhe njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së, kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroporti Ndërkombëtarë  ,,Adem Jashari” për në vend-karantinë. Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejner dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatën e FSK-së.

Po ashtu, theksohet se FSK ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështes  Qendrën Operative të MPBAP-së (Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike) dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor.

“FSK si gjithmonë  është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri  t`i shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat. “, theksohet më tutje në komunikatën e FSK-së./21Media