Gjykata Speciale ka ftuar deputetin e AAK-së Haxhi Shalën në rolin e të dyshuarit për 8 shtator në Hagë.

E pak kohë pasi Shala konfirmoi ftesën e Speciales, erdhi edhe reagimi i kolegut të tij nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritur drejtësi për familjarët tuaj të masakruar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritë drejtësi për familjarët tuaj të masakruar.

Posted by Daut Haradinaj on Monday, 24 August 2020