Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, priti në takim, ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri së bashku me kryesuesen Rrezarta Pllana dhe anëtarët e bordit të përkohshëm të KEK-ut, ku janë zotuar se do bëjnë thellimin e bashkëpunimit në mënyrë që qytetarët e Obiliqit të jenë ata të cilët do gëzojnë të drejtat e tyre, ashtu siç përcaktohen edhe me Ligjin për Obiliqin.

Në këtë takim, Gashi njoftoi kryesuesen Pllana dhe anëtarët, lidhur me bashkëpunimin mes komunës dhe KEK-ut, projektet e përbashkëta që ndërlidhen me komunitetin, Ligjin për Obiliqin, projekti me Bankën Botërore, çështjen e diskriminimit të qytetarëve të Obiliqit në aspektin e punësimit, ku në vazhdimësi iu është premtuar një gjë e tillë.

Njëkohësisht, Gashi ka falënderuar për bashkëpunimin e tyre në ofrimin e makinerive të rënda në rrënimin e objekteve të vetmisë në qendër të qytetit të Obiliqit.