Gashi i dhuroi mirënjohje Kurtit

Gashi i dhuroi mirënjohje Kurtit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në një takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Ministren në detyrë, Emilja Rexhepi.

Në këtë takim, Gashi, njoftoj Kurtin lidhur me situatën aktuale dhe masat që kemi ndërmarrë Komuna e Obiliqit në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoj se për fat të mirë deri me tani Obiliqi nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

Po ashtu, Gashi kërkoj që për të gjithë hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë në vazhdimësi të jenë në koordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij, po ashtu si Kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave adresoj tek kryeministri Kurti që të rishikoj vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikoj mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti falënderoi Kryetarin Gashi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e tij në këtë situatë emergjente duke theksuar se fal punës dhe përkushtimin të shtabit emergjent të Obiliqit janë edhe tregues i gjendjes së qetë dhe stabile në Komunën e Obiliqit si dhe sigurojë Kryetarin Gashi që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror do të jetë në çdo hap që do ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Gashi i dhuroi Kurti një mirënjohje nga Komuna e Obiliqit si dhe bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë të gjitha rekomandimet e nxjerr ura nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.