Gashi thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Gashi thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Si rrjedhojë e situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi sot ka njoftuar qytetarët e Obiliqit që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit, që duhet të kthehen deri në orën 17:00.

Po ashtu, Gashi ka konfirmuar se në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi sepse është koha për durim.

“Ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi, është momenti për durim. Kush duron,fiton! Qëndroni në shtëpi dhe konsultoheni me institucionet në kuadër të shtabit emergjent përmes telefonave: +377 45 163 222 (QKMF Obiliq)  038 561 600 (Statcioni Policor Obiliq)  045 163 100 (DSHPE)  0800 11 043 (pa pagesë)”, ka shkruar Gashi në facebook.

Ndryshe, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 7 persona, 283 janë të infektuar, ndërsa, 58 janë shëruar.