Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka deklaruar me bindje të plotë se për titullin kampion të edicionit 2020/21 mund të flasin vetëm Juventusi dhe Interi.

Atalanta do të ballafaqohet me Lazion në xhiron e tretë të Serie A, derisa ishin këto dy klube, të cilat kishin paraqitje fantastike në edicionin e kaluar duke përfunduar në vendet tre dhe katër.

“Unë nuk diskutoj për të tjerët. Ajo që ka rëndësi është se unë nuk i ndryshoj konceptet e mia”, tha Gasperini në një konferencë shtypi.

“Sot vetëm Juventusi dhe Interi mund të diskutojnë për titullin kampion, ndoshta edhe Napoli. Do të provojmë të bëjmë më të mirën nga vetja jonë, por konceptet tona janë të qarta”, shtoi ai.