Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Gërvalla: Jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e BE-së

2 min read

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, ku ka thënë se janë duke punuar në njohjet nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Dialogu është e vetmja rrugë, për gjetjen e zgjidhjeve edhe me fqinjin tonë verior, por nevojitet një gjuhë tjetër nga Serbia në raport me Kosovën dhe seriozitet më i madh i ndërmjetësuesve evropian në këtë proces”, tha ministrja.

“Jemi duke punuar jo vetëm të njohjeve të reja por jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur. Kemi progres përjashtim të një shteti ku nuk kemi asnjë progres. Përpiqemi të gjejmë mënyra të thjeshta, të pranueshme edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës por që nuk refuzojnë bashkëpunim në fusha te tjera”, shtoi ajo.

Gërvalla foli edhe nismën rajonale “Open Ballkan”, për çka përsëriti qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Përmes ‘Open Ballkan’ është tentuar të krijohet paralele me procesin e Berlinit. Jemi deklaruar qartë që nuk kërkojmë alternativa ndaj anëtarësimit në BE dhe nuk kemi nevojë për alternativa që më shumë janë fjalë goje”, theksoi Gërvalla.

Ndërsa lidhur me emërimin e ambasadorëve të rinj, ministrja tha se ka pasur dinamikë në procesin e emërimit.

“Deri në fund të muajit dhjetor presim të fillojë punën secili ambasadorë. Kemi pasur mjaft dinamikë në këtë proces dhe ky proces finalizohet me njerëz që besojnë fort qe kanë për t’i shërbyer Kosovës me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.