Sulmuesi e dëshiron me doemos largimin nga “Stamford Bridge”.

Një nga shumë lojtarët që dëshirojnë të largohen nga Chelsea, është edhe fituesi i Kupës së Botës, Olivier Giroud.

Sulmuesi francez këtë sezone ka luajtur vetëm 33’ minuta për skuadrën e Chelseat dhe spekulohet se është i gatshëm që në mundësinë e radhës të largohet menjëherë nga “Stamford Bridge”.