Në Kizhevak të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet për mbetjet mortore të personave që dyshohet të jenë të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu  e konfirmoi  se deri më tani kanë zbuluar pesë varreza.

“Deri më tani janë zbuluar pesë varreza. Jemi duke gjetur mbetje mortore dhe do të punojmë deri sa të na lejojnë kushtet atmosferike”, tha ai./kp