Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren.

Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KP, Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala.