Një person është gjetur pa shenje jete në Malishevë, teksa afër tij është gjetur një pistoletë me një gëzhojë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në fshatin “Lladroc” në  Malishevë.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Afër tij është gjetur edhe një pistoletë me një gëzojë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./21Media