Një bombë e kohës së Luftës së II Botërore është gjetur në zonën e ish-fushës së Aviacionit në Tiranë.

Bomba i përket një peshe prej 500 kg, ndërkohë që ajo është zbuluar nga Forcat Xheniere.

Bomba është çmontuar në poligonin e Bizës në mënyrë të kontrolluar.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan Xhaçka./oranews