Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Prishtinë.

Policia ishte informuar për një të alivanosur në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati, por më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 15:00 kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.