Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm me COVID-19, ka rezultuar negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë shtatë janë negative.

“Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve shëndetësore për bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndryshe, sot në nivel vendi janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19 dhe 22 të shëruar.

#Dita88. Lajmi i mirë për Gjilanin është që e gjithë lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm është negative, ndërsa…

Posted by Lutfi Haziri on Monday, 8 June 2020