Gjilani e ndal Ballkanin
27 Shtator 2020
Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të sezonit të ri, Ballkani i trajnerit Ismet Munishi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj skuadrës së Gjilanit.
Në fakt, Gjilani u tregua një rival i denjë për Ballkanin duke treguar një lojë sulmuese dhe duke kërkuar vazhdimisht golin e epërsisë.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga të dyja ekipet për të dalë triumfues nga ky takim, në fund rrjetat mbetën të paprekura dhe të dy ekipeve u takoi nga një pikë pasi rezultati final ishte 0:0./kp/