Komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve të 67 mostrave të cilat janë testuar sot për Covid-19.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tregoi se rezultatet do të dalin nesër.

Ai tutje tha se situate është nën kontroll dhe të prekurit janë në gjendje stabile.

“Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta.”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të lëvizin me maska, dorëza dhe uke e respektuar distancën./21Media