Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi që i njëjti derisa ishte për gjueti në rekreacion nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj.

Viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.

Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.