Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Gjykata e Lartë bllokon planin e Biden për vaksinimin e punonjësve kundër Covid-19

2 min read

Gjykata e Lartë në SHBA bllokoi të enjten planin e presidentit amerikan Joe Biden për vaksinimin e punonjësve kundër Covid-19 ose nënshtrimit të testimit javor.

Por gjyqtarët, në një vendim të veçantë, mbështetën një rregullore që synonte vaksinimin e punonjësve në spitale dhe njësitë e infermierisë.

“Ky rregull, pasi të vihet në fuqi, pritet të mbulojë rreth 17 milionë persona që punojnë në kujdesin shëndetësor”, tha administrata.

Shumica konservatore e gjykatës ra dakord me avokatët e shtetit republikanë, të cilët pretenduan se presidenti kishte tejkaluar autoritetin e tij duke kërkuar që punonjësit në kompanitë dhe agjencitë me mbi 100 punonjës të vaksinoheshin ose testoheshin rregullisht. Kishte përjashtime për ata që punonin jashtë ose në shtëpi.

Rregulli i Biden bazohej në Aktin e Shëndetit të Sigurisë në Punë të vitit 1970, i cili mbron punonjësit nga toksinat dhe rreziqet e tjera në vendin e punës.

Sidoqoftë, , kryetari i Gjykatës së Lartë, John G Roberts Jr dhe gjyqtari Brett M Kavanaugh u bashkuan me tre liberalët e gjykatës për të mbështetur kërkesën e testimit javor të presidentit Biden për punonjësit e spitaleve dhe shtëpive të pleqve. Kjo kërkesë bazohet në Aktet e ‘Medicare dhe Medicaid’, të cilat autorizojnë zyrtarët federalë të shëndetit të vendosin standarde për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e pacientëve të moshuar dhe të sëmurë.

Gjyqtarët Stephen G Breyer, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan thanë se do t’i kishin mbajtur të dyja rregulloret.

Rregullat e vaksinës së presidentit Biden u shpallën në nëntor dhe do të hynin në fuqi këtë muaj, por ato u pezulluan ndërsa institucionet ligjore kanë vazhduar rishqyrtimin e tyre.