Grupi për studime juridike (GLPS) përmes një konference për media i ka rekomanduar Qeverisë Kurti 10 prioritetet kyçe që mendon se duhet të futen në planin e punës së qeverise së re.

Sipas GLPS-së Qeveria duhet të këtë prioritet menaxhimin e pandemisë, duke përfshirë edhe vaksinimin e popullatës. GLPS konsideron që qeveria duhet synuar që deri në fund të vitit të vaksinojë së paku gjysmën e popullsisë.

Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS aty përmendi edhe pasojat në ekonominë e vendit që solli COVID-19, ajo kërkoi implementimin e drejtë dhe transparent i pakos për rimëkëmbje ekonomike si dhe të bëhet një analizë e thellë e dëmeve të shkaktuara nga COVID-19 në të gjithë sektorët ekonomik.

“Një ndër prioritetet kryesore të qeverisë duhet të jetë menaxhimi i mëtutjeshëm i pandemisë COVId-19, për të mbajtur nën kontroll situatën me pandeminë qeveria e Kosovës duhet që vazhdimisht të rishikoj masat e vendosura konform trendit të infektimit…testimi i rregullt dhe sigurimi i vaksinave në mënyrë të vazhdueshme… GLPS konsideron që qeveria duhet synuar që deri në fund të vitit të vaksinojë së paku gjysmën e popullsisë… Krahas me menaxhimin e pandemisë, Qeveria e Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr masa për sanimin e pasojave që solli Covbid-19 në ekonominë e vendit, implementimi i drejtë dhe transparent i pakos për rimëkëmbje ekonomik, përkatësisht mjeteve që kanë mbetur pa u shpërndarë… qeveria të bëjë një analizë të thellë të dëmeve të shkaktuar nga Covid-19 në të gjithë sektorët ekonomik”, tha ajo.

Njomza Arifi nga GLPS në këtë konferencë gjithashtu renditi si prioritete të Qeverisë Kurti edhe për forcimin e ligjit, luftën e korrupsionit si dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“GLPS konsideron që vetingu në sistemin e drejtësisë është reforma e parë dhe më e rëndësishme që duhet nisur menjëherë… mbetet thelbësore të reformohet i tërë sistemi i rekrutimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes ndryshimit të mekanizmave ekzistues, fokus i veçantë duhet vëmë edhe miratimin e ligjit për konfliktet administrative… Qeveria Kurti duhet të ndërmarre menjëherë një sërë veprimesh për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, fillimisht duhet të angazhohet në krijimin e infrastrukturës së nevojshme për deklarim të drejtë dhe të rregullt të pasurisë se zyrtarëve publik… të përkushtohet seriozisht në implementimin ë duhur të praktikes së ligjit për mbrojtën e sinjalizuesve dhe ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit… Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë përpara projekt ligjin për financimin e partive politike pa ndryshime, në versionin e tij origjinal… Në anën tjetër Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet perspektiva e vetme e shtetit të Kosovës… në anën tjetër qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në ndërtimin e një dialogu të mirëfilltë me Parlamentin evropian si dhe… Fillimi i ndërtimit të marrëdhënieve të shëndosha me Greqinë, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Spanjën me qëllim final njohjen e shtetësisë së Kosovës”, shtoi ajo

Dialogu me Serbinë duhet të mbetet një nder çështjet kryesore sipas GLPS-së marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e saj të shpallur më 2008, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet cenuar territorin e Kosovës.

“Në sferën e politikës së jashtme, Dialogu me Serbinë mbetet ndër çështjet kryesore dhe duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë nga Qeveria e Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë me njohje juridike të pa rezervë duhet të jetë qëllimi final i institucioneve të Kosovës…Qeveria e Kosovës duhet të përpilojë një platformë shtetërore mbi dialogun që përcakton parimet, objektivat dhe temat e bisedimeve. E dyta…platforma shtetërore duhet të jetë pasqyrimi I pikëpamjeve të gjitha partive politike parlamentare, dhe konsultimet shtesë me aktorë të tjerë publik si akademia dhe shoqëria civile. Pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështje të Dialogut është kriter i patejkalueshëm. Marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e saj të shpallur më 2008, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet cenuar territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet ta zhvillojë një dialog pro aktiv dhe jo nga pozicioni defensivë dialogues ku Kosova detyrohet të zgjedh në mes të këqijave”, tha Rreze Hoxha nga GLPS.