Një biçiklist është goditur për vdekje në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, rreth orës 11:50.

Ai fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media