Ambasadorja e Luksemburgut në Prishtinë, Natacha Gomes, është takuar sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral majori Franco Federici.

Ata me këtë rast diskutuan për rëndësinë e rolit të KFOR-it dhe angazhimin e Luksemburgut për të ndihmuar institucionet e Kosovës në fushat e shëndetësisë, arsimit profesional dhe trajnimit, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.