​Gratë e Krushës-Qeverisë: Ndihmoni rastet sociale, jo bizneset

Kërkohet nga Qeveria që të marrin më seriozisht koronavirusin

Gratë e Krushës i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndihmojnë rastet sociale dhe të marrin masa serioze për të përballuar koronavirusin.

Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe, e cila drejton kooperativën “Krusha”, që merret me përpunimin e perimeve, ka thënë për kp, se kanë marrë masat e duhura, duke dezinfektuar objektet prodhuese, por edhe reduktimin e stafit.

“Ne kemi ndërmarr masat menjëherë. Kemi dezinfektuar objektin ku punojmë. E kemi reduktuar edhe stafin, tashmë jemi duke punuar vetëm 4 gra, pasi që edheashtu produktet nuk guxojmë që t’i shpërndajmë”, ka thënë ajo.

Hoti ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas saj gjatë miratimit të buxhetit nuk përmenden askund rastet sociale dhe familjet skamnore.

Po ashtu ajo ka kritikuar edhe Qeverinë e cila sipas saj nuk po ka parasysh familjet e varfëra, por vetëm bizneset.

“Qeveria duhet të mendoj më shumë për familjet varfra, e jo për bizneset, sepse nga këto masa po përfitojnë vetëm bizneset. Ne kërkojmë edhe nga deputetët dhe Kuvendi që të mendojnë më shumë për shtresën e varfër, të cilët nuk kanë kushte as elementare për ta tejkaluar këtë situatë”, ka thënë ajo.

Ajo kërkon nga Qeveria e Kosovës që të marrin më seriozisht koronavirusin dhe të bëjnë përgatitjet e duhura.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button