Gjiganti anglez Manchester United duhet të paguajë minimumi rreth 122 milionë euro për të nënshkruar me Jack Grealish, raporton “The Athletic”.

Vlera e kartonit të Grealish është ngritur shumë, që pas nënshkrimit të kontratës së re me Aston Villan verën e kaluar.

Manchester United ishin pranë një marrëveshjeje me Grealish, por zgjodhën të transferojnë Donny van de Beek, pasi që ishte opsion më i lirë.