Reagim pas votimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë ka bërë edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në një psotim në Twitter Grenell ka thënë se votimi i tij i tregon botës shumëçka për Kurtin, teksa ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell.

Votimin e Kurtit e ka kritikuar edhe Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon./21Media