Sergio Aguero mund të mbetet jashtë fushave edhe për rreth 2 muaj. Këtë e ka zbuluar trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola, në një konferencë shtypi.

Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje që kur iu nënshtrua operacionin në këmbë në muajin qershor.

Jemi në dijeni se ky lëndim nuk është aspak i lehtë. Ndoshta ai mund të rikthehet pas një ose dy muajve. Aguero duhet të rikthehet në fushe dhe punoj në aspektin fizik dhe mendor. Sergio ishte jashtë për një kohë të gjatë dhe ai nuk është një djalë i cili e rifiton shpejtë kondicionin e tij”, tha Guardiola.

Aguero realizoi 23 gola në sezonin e kaluar me Manchester Cityn.