​Guardiola fajëson gjyqtarin për humbjen nga Liverpooli

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si arbitri e trajtoi golin e anuluar të klubit të tij ndaj Liverpoolit, ndeshja e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 1-0.
Guardiola goditi arbitrin për shkeljen e rregullores kur ai e anuloi golin e Manchester Cityt në “Anfield Road”.
Ankesa e tij ka të bëjë me golin e shënuar nga Phil Foden po i cili u anulua për një fuult të shkaktuar paraprakisht të cilin gjyqtari e akordoi pas konsultimit dhe shikimit të situatës me teknologjinë VAR.
Ai u zemërua me Taylorin teksa shkoi për të rishikuar vendimin, duke i bërtitur teksa kalonte pran tij për të shkuar në ekran përpara se të duartrokiste në mënyrë ironike vendimin. Pas ndeshjes, ai shpjegoi se arbitri kishte folur me asistentët e Cityt para ndeshjes për mënyrën se si donte që loja të zhvillohej, por shkoi kundër këshillës së tij kur e anuloi golin.
“Arbitri foli me trajnerët e mi ndihmës dhe tha se nuk do të akordojë faulle të lehta dhe do të jem i qartë. Loja luhej më ritëm shumë të lartë deri tek goli i anuluar dhe nga aty ndryshoi gjithçka.”, tha Guardiola.
“Ne nuk e humbëm ndeshjen për këtë sepse askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, por ne kishim momente kontrolli dhe shënuam një gol por nuk ia dolëm që të reagonim sërish.”, shtoi ai.
Pas kësaj humbje, City ma mbetur katër pikë prapa Arsenalit në kreun e tabelës.

Back to top button