Kryetari i OVL UCK, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka akuzuar deputetët të cilët sipas tij nuk e kanë në rend të parë interesin e qytetarëve të vendit, e as kategorive të dala nga lufta.

Është një turp i madh se çfarë ndodhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veprimet të tilla që ndodhen sonte në Kuvendin e Kosovës nuk i duhen vendit tonë por as spektrit politike, me këto veprime po shihet se sa ju intereson populli i Kosovës, dëshmorët nuk dhanë jetën, as invalidëve dhe as veteranët e UÇK-së nuk luftuan që ju sot të bëni gjeste të tilla por ju nuk e keni dertin e popullit, familjarëve të dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve, sepse asnjëherë nuk jeni në gjendje t’i dilni në ndihmë, duhet ta shihni veten në çfarë gjendje të mjerushme jeni katandisur duke bërë lojëra politike, për ju spektrin politike nuk është në rend të parë kujdesi ndaj qytetarëve të Kosovës por interesi juaj politike, edhe në këtë gjendje të rëndë në cilen gjendemi nuk po mundeni të gjeni një gjuhë të përbashkët, turp ju qoftë“, ka shkruar Gucati.