“Blutë” e dëshirojnë sulmuesin e Dortmund-it.

Erling Haaland është bërë prioriteti kryesor për tu transferuar nga Chelsea, raporton “Tuttomercatoweb”.

Roman Abramovich dëshiron që klubi i tij të bëj edhe një transferim të madh këtë verë, dhe synimi kryesor është ylli i Dortmund-it.

Haaland është duke kaluar nëpër një sezon fantastik, ku nga 17 paraqitje në Bundesliga, ka arritur të regjistroj 17 gola dhe katër asistime për skuadrën e Dortmundit.