​Haaland refuzon ofertën gjigante të Manchester Cityt

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt.
Haaland mendohet se posedon një klauzolë lirimi prej 63 milionë funtesh në kontratën e tij me Dortmundin, e cila do të aktivizohet në verë, megjithëse norvegjezi do të marrë pagë të lartë nga ofertuesit e mundshëm.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, Man City ka paraqitur një ofertë me një kontratë prej 500 mijë funte në javë për ish-yllin e Red Bull Salzburgut, por propozimi mësohet se është refuzuar me shpejtësi nga kampi i Haaland.
Haaland nuk besohet se ia ka mbyllur plotësisht derën kampionëve të Premierligës, por ai po pret të dëgjojë një ofertë nga Real Madridi përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Kujtojmë se, Haaland ka shënuar 23 gola në po aq ndeshje për Dortmundin në sezonin 2021-22./21Media

Back to top button