Të enjten do të zhvillohet ndeshja vendimtare për kualifikim në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes ka zhvilluar të hënën stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes drejt Maqedonisë.

Janë disa mungesa të rëndësishme të cilat i ka pranuar edhe vetë trajneri Challendes në konferencë për media , por i cili ka theksuar se skuadra do të jap maksimumin për rezultat pozitiv.

Mjaftë i motivuar është shprehur para ndeshjes edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Florent Hadërgjonaj, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të gjithë ekipit për të dhënë maksimumin.

“Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën. Jemi Kosova. Jemi Dardanët”, ka shkruar Hadërgjonaj në profilin e tij në “Facebook”.