Florent Hadërgjonaj ka reaguar pas barazimit të Kosovës me rezultat 0-0 në ballafaqim me Greqinë, ndeshje kjo e zhvilluar të mërkurën.

Ky barazim po shihet si një shenj pozitive pasi Kosova vinte nga gjashtë humbje radhazi, duke kaluar nëpër një krizë të thellë.

Hadërgjonaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “kur luajmë të bashkuar, nuk thyhemi kurrë”.

Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë. Të dua Kosova ime 🇽🇰#FH2 #Dardanët

Posted by Florent Hadergjonaj on Wednesday, 14 October 2020