​Hajdari: Prodhuesit vendor do të jenë në fokus të Qeverisë

Hajdari u zotua se do t’i mbështesin prodhuesit vendor

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari deklaroi se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të rrisë produktivitetin e sektorit privat. Sipas saj, konkurrenca ndërmjet këtij sektori do të shndërrohet në promotor të rritjes ekonomike në Kosovë.

Në punëtorinë që Oda e Afarizmit e ka organizuar sot për bashkëpunimin rajonal tregtar, ministrja e Ekonomisë tha se ata vazhdimisht do të mbështesin prodhuesit vendor në ngritjen e cilësisë dhe gjetjen e tregut.

“Edhe pse rritja ekonomike në Kosovë viteve të fundit ka qenë shumë solide, megjithatë nuk ka ndikuar me një rritje të zhvillimit të sektorit privat. Përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve tonë. Qeveria jonë e udhëhequr nga kryeministri Kurti këtë rritje do të shfrytëzojë për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik për rritje të produktivitetit të sektorit privat. Me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe reduktimit të varfërisë”, tha ajo.

Derisa edhe tha se prioritet i tyre do të jenë bashkërendimi mes ekzekutivit dhe ndërmarrësve. U shpreh se prodhuesit vendor do të mbështet në ngritjen e cilësisë dhe gjetjen e tregut dhe rritjen eksportit.

Back to top button