Persona deri më tash të panjohur kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e Valon Prestreshit, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Ky i fundit ka bërë të ditur lajmin në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi që tregojnë gjendjen si e kishin lënë shtëpinë hajnat pasi kishin kryer vjedhjen.

Sot, më paskan hi hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një laptop, dhe dy karikatorë të armës. Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipin e forenzikës. Një falënderim të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale“, ka shkruar Presreshi.