Tentimet për grabitje në market nuk është një dukuri e panjohur në kryeqytet.

Këtë e dëshmon edhe një video e postuar në Facebook nga Vrojtuesit e lagjes, në të cilën është filmuar se si sonte një person i armatosur hyn në një market në Prishtinë për të kryer vjedhjen.

Fatmirësisht, plani i tij nuk pati sukses dhe ai u largua me të shpejtë nga vendi i ngjarjes.