Haliti kërkoi përkrahje financiare me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve

Haliti kërkoi përkrahje financiare me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve

Kryetari Haliti takoi në Prishtinë ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Izet Sadiku.

Në këtë takim kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me të pranishmit diskutoi për masat e marra në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19.

Gjithashtu kryetari Haliti kërkoi përkrahje financiare nga dikasteret e caktuar me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve në këtë kohë të pazakontë të pandemisë.

Takimi u mbajt në oborrin e Institutit të Shëndetit Publik.